Ballina Flash

“Zoom” sfidon “Google” dhe “Microsoft”

ROMË, 28 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Aplikacioni i videokonferencave “Zoom”, që është rritur në mënyrë eksponenciale falë pandemisë, që e ka bërë të domosdoshme punën dhe mësimin në distancë, synon të sfidojë gjigantët e teknologjisë “Google” dhe “Microsoft”.

Kompania, vlera e aksioneve të së cilës po rritet me më shumë se 500 % këtë vit, është e gatshme të zgjerojë bizneset e saj.

Sipas faqes në internet “The Information”, përveç videokonferencave, pritet që “Zoom” të paraqitet edhe me një shërbim e-mail, që është në zhvillim e sipër dhe mund të testohet në 2021, si edhe me një aplikacion kalendarik, të tilla si “Google Calendar” ose “Microsoft Calendar”./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPaketa 70 milionë euro për vaksinën anti COVID-19 në Ballkan/ Balla: Mirënjohje KE-së, lehtëson aksesin e shpejtë
Artikulli tjetërKavajë/ Nis ndërtimi i kompleksit të ri të godinave të banimit me 135 apartamente, parkime nëntokësore e njësi shërbimi