Ballina Aktualitet

Mbretëria e Bashkuar, mbështetëse e jashtëzakonshme e Procesit të Berlinit

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/  Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin për Tregtinë Ndërkombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, Ranil Jayawardena.

Homologët diskutuan mbi përgatitjet përfundimtare para nënshkrimit të Marrëveshjes së Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit.

“Pavarësisht BREXIT, Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbetet një partner i pazëvendësueshëm për zhvillimin demokratik të Shqipërisë, mbështetëse e jashtëzakonshme e Procesit të Berlinit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor dhe përkrahëse e hapur e synimeve tona për anëtarësim në BE”, u shpreh Cakaj në një reagim lidhur me telefonatën e zhvilluar.

Më tej, Cakaj shprehu mirënjohjen ndaj Mbretërisë së Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme për diplomacinë shumëpalëshe të Shqipërisë, si dhe përkushtimin për të zgjeruar e thelluar marrëdhënien mes dy vendeve në çdo rrafsh të mundshëm. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Do ecim përpara me Teatrin Kombëtar, askush nuk duhet t’i përputhë axhendat e qytetit me axhendat e dështuara politike
Artikulli tjetërShërbimet në fushën e pronësisë industriale, tashmë në sportelet e ADISA-s