FUTBOLL – Messi zgjidhet kampion i Paqes 2020 nga “Peace & Sport”

PARIS, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ – Sulmuesi i Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi u zgjodh sot kampion i Paqes 2020 nga organizata bamirëse Peace & Sport dhe pasoi Siya Kolisi, kapiteni i parë me ngjyrë i ekipit të rugbyt të Afrikës së Jugut dhe Blaise Matuidi.

“Respekti kundrejt të tjerëve është diçka që unë e kam mësuar që fëmijë dhe gjithmonë përpiqem ta zbatoj në fushën e futbollit”, reagoi Messi, cituar në një deklaratë të organizatës.

“Shpresoj të vazhdoj të frymëzoj dhe të mbështes njerëz nga që vijnë nga shtresa të varfëra”, shtoi ai.

“Lojtari i Barças shpërblehet veçanërisht për veprimin e tij përmes fondacionit të tij, i cili promovon arsimin dhe përfshirjen sociale të fëmijëve që vijnë nga mjedise pa mbështetje në mbarë botën, veçanërisht në Spanjë, në Argjentinë, në Mozambik, në Palestinë, në Kenia, në Siri apo në Nepal”, sipas Peace & Sport./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.