Ballina Bota

COVID-19 – Mbi 75 milionë raste në botë

NJU JORK, 18 dhjetor /ATSH-AA/ – Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 75 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Gjithsej 75 013 332 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 17 486 984 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India me 9 977 760 raste, Brazili me 7 053 486, Rusia 2 762 668, Franca 2 427 316, Turqia 1 955 680, Britania 1 948 660, Italia 1 906 377, Spanja 1 805 633, Argjentina 1 517 046, Kolumbia 1 456 599, Gjermania 1 429 040, Meksika 1 277 499, Polonia 1 171 854 dhe Irani me 1 138 530 raste.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,66 milionë njerëz, kurse mbi 52,6 milionë janë shëruar./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/12/2020
Artikulli tjetërKosovë, 11 mijë e 280 raste aktive me COVID-19