Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/12/2020

BOTË – Dita ndërkombëtare e migrantëve.

INDI – Vizitë e ministrit britanik të Punëve të Jashtme, Dominic Raab. 

BRITANI E MADHE – Dalja e “McCartney III”, albumi i 18-të solo i Paul McCartney.

PARIS (Francë) – Takim në internet i Komitetit ndërqeveritar të UNESCO-s mbi trashëgiminë kulturore.

BERLIN (Gjermani) – Fjalim i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Guterres, para deputetëve të Bundestag.

MADRID (Spanjë) – Mbreti Felipe VI inauguron një monument në kujtim të personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë pandemisë.

MOSKË (Rusi) – Vizitë e zëvendëskryeministrit armen, Grigorian.

MOSKË (Rusi) – Samit në internet i presidentëve të CEI, me presidentin Putin.

VILNIUS (Lituani) – Vendosja e barrierave rrugore për kufizimin e lëvizjeve për Krishtlindje.

KIEV (Ukrainë) – Vizitë e kreut të diplomacisë dhe ministrit turk të mbrojtjes.

GJENEVë (Zvicër) – Konferencë shtypi e OBSH-së për COVID-19. 

UASHINGTON (SHBA) – Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence do të vaksinohet kundër COVID-19.

UASHINGTON (SHBA) – Konferencë shtypi e Nancy Pelosi në mes të negociatave për një plan mbështetës ekonomik.

DOHA (Katar) – Festime për Festën Kombëtare./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e premte 18 dhjetor 2020
Artikulli tjetërCOVID-19 – Mbi 75 milionë raste në botë