Ballina Bota

BRUKSEL – KE: Masa më të rrepta kundër sulmeve kibernetike

BRUKSEL, 16 dhjetor /ATSH-DPA/ – Komisioni Europian ka propozuar rritjen e mbrojtjes për spitalet, rrjetet energjetike dhe infrastrukturën tjetër kritike kundër sulmeve kibernetike dhe katastrofave natyrore, sipas një njoftimi për shtyp të botuar sot.

“Reformim i rregullave mbi sigurinë e rrjetit dhe sistemeve të informacionit në të gjithë BE-në në mënyrë që të mbrojmë infrastrukturën dhe shërbimet kritike kundër sulmeve kibernetike, krimit dhe katastrofave natyrore”, sugjeroi ekzekutivi i BE-së në deklaratë.

Në lidhje me rregullat e sigurisë, koncepti i Komisionit Evropian përfshin futjen e një sistemi sanksionesh, që do të lejojë vendosjen e gjobave nëse operatorët e infrastrukturës kritike nuk përmbushin kërkesat e sigurisë.

Për më tepër, rregullorja duhet të shtrihet në fusha të tilla, si administrata publike, sektori i ushqimit dhe prodhimi farmaceutik./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDeklarata e Ramës për Bashën, Kryemadhi: Ka vite që po kërkon të bëjë diversion dhe nuk ia ka dalë
Artikulli tjetërITALI – Sërish rritje e rasteve me COVID-19, 680 viktima në 24 orët e fundit