Ballina Bota

GJERMANI – Steinmeier: Të shmangim kolapsin e sistemit shëndetësor

BERLIN, 14 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Gjermani nënkupton se përpjekjet e bëra deri tani nuk mjaftojnë, deklaroi presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

“Ne duhet të reagojmë në mënyrë më koherente”, theksoi presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier në një komunikatë për kufizimin total të vendosur në konferencën mes drejtuesve të qeverisë dhe landeve.

Steinmeier nënvizoi se ekziston rreziku që situata e përhapjes së virusit të dalë jashtë kontrollit dhe nuk duhet të lejojmë që sistemi shëndetësor të kalojë në kolaps./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEANA letër kryeministrit slloven: Pezullimi i financimit të STA formë presioni mbi pavarësinë e saj
Artikulli tjetërMësimi në kushtet e pandemisë/ Periudhë më e gjatë pushimesh dimërore se vitet e tjera