Ballina Aktualitet

Protesta në Tiranë/ Ambasada e SHBA: Shmangni tubimet e mëdha, demonstrata të ngjashme mund të përhapen në zona të tjera

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për protestën e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Tiranë për vdekjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Me anë të një deklarate në faqen zyrtare, Ambasada amerikane u bën thirrje qytetarëve të saj që të shmangin zonat ku u zhvillua protesta e ditës së djeshme, për shkak se demonstratat mund të përhapen.

Ambasada bën me dije se ka marrë raporte lidhur me atë çka ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme e për pasojë u bën thirrje që të shmangin tubime të tilla.

“Ambasada ka marrë raporte për protestën që ndodhi përpara zyrave qeveritare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Raportet tregojnë se disa protestues kanë hedhur objekte në drejtim të policisë dhe disa efektivë u plagosën. Efektivët e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës për të kontrolluar turmën. Qytetarët amerikanë duhet të shmangin tubimet e mëdha, pasi demonstrata të ngjashme mund të përhapen në zona të tjera. Personeli i ambasadës amerikane dhe anëtarët e familjes janë këshilluar të shmangin të gjithë vendet, ku demonstratat janë të vazhdueshme”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNetanyahu: Vaksinimi im kundër COVID-19, shembull për të tjerët
Artikulli tjetërHumbi betejën me COVID-19/ Mesazhe ngushëlluese për mjekun Drini Dobi