Ballina Flash

Netanyahu: Vaksinimi im kundër COVID-19, shembull për të tjerët

TEL AVIV, 10 dhjetor /ATSH-AA/ – Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka bërë të ditur se ai do të jetë qytetari i parë në Izrael që do të marrë vaksinën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Komentet e kryeministrit Netanyahu erdhën pas mbërritjes së grupit të parë prej 100 mijë dozave të vaksinës ”Pfizer”.

“Kam besim në vaksinën ‘Pfizer’ dhe do të jem i pari që do të vaksinohem, të jem një model për pjesën tjetër”, tha Netanyahu.

Një avion mallrash mbërriti nga Belgjika në aeroportin ndërkombëtar ”Ben Gurion”, në Tel Aviv, me 100 mijë doza në bord.

Izraeli ka një kontratë me prodhuesin amerikan të ilaçeve ”Pfizer” për ta furnizuar atë me vaksinën.   /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShenjat që tregojnë se po humbisni shikimin
Artikulli tjetërProtesta në Tiranë/ Ambasada e SHBA: Shmangni tubimet e mëdha, demonstrata të ngjashme mund të përhapen në zona të tjera