BRUKSEL, 10 dhjetor /ATSH-AFP/ – Një samit vendimtar për planin e rimëkëmbjes postCOVID-19 dhe buxhetin europian u hap sot, me një program të ngarkuar, nga koordinimi përballë pandemisë, ambiciet klimatike dhe deri tek sanksionet e mundshme kundër Turqisë.
Drejtuesit e 27 vendeve të BE-së mbajtën një minutë heshtje në kujtim të presidentit francez, Valery Giscard d’Estaing, i cili vdiq më 2 dhjetor, një artizan i ndërtimit europian./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.






















