Ballina Ekonomi

Rindërtimi, një nga projektet më madhore/ Familja Sinametaj nga Luzi i Vogël i gëzohet shtëpisë së re

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ “Rindërtimi është një nga projektet më madhore të qeverisë shqiptare dhe aspak slogani i gurgulesë së atyre që vetëm me punën s’kanë lidhje”, theksoi sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila solli në vëmendje rrëfimin e familjes Sinametaj, në Luz të Vogël në Kavajë, e cila i gëzohet shtëpisë së re në këtë fundviti.

Familja Sinametaj, në Luz të Vogël në Kavajë është një prej mijëra familjeve të cilave iu është rindërtuar shtëpia e re pas prishjes si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar.

“Luz i Vogël. Rrëfimi i familjes Sinametaj është dëshmia e fortë se Rindërtimi është një nga projektet më madhore të qeverisë shqiptare dhe aspak slogani i gurgulesë së atyre që vetëm me punën s’kanë lidhje”, tha Spiropali.

Ndërsa kryefamiljarja falënderoi Kryeministrin Rama dhe kreun e bashkisë së Kavajës për rindërtimin e shtëpisë.

“Falënderoj shumë Kryeministrin Edi Rama që më ka bërë shtëpinë, edhe kryetarin e Kavajës”, u shpreh ajo.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 4 fluturime të konfirmuara për të martën
Artikulli tjetërNdryshimet në ligjin “Për sektorin e gazit natyror”/ MIE: Garanci për sigurinë e furnizimit me gaz