Ballina Aktualitet

Çupi: Rama realizoi vetëm 8% të planit për rindërtimin

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi deklaroi sot se Kryeministri Rama ka realizuar vetëm 8 për qind të planit për rindërtimin.

“Edi Rama nuk punon. Ai ka vetëm fjalë dhe premtime. Rindërtimi pas tërmetit të vitit të shkuar është dështim katastrofik”, u shpreh Çupi.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka përkthyer në numra zërin e qytetarëve dhe të opozitës: Rama realizoi vetëm 8 për qind të planit për rindërtimin”, tha ajo.

“Pa transparencë dhe me duart e zgjatura tek paratë e qytetarëve. Mjaft me fjalë dhe premtime elektorale! Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që punon!”, shtoi Çupi. /a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Interpol: Vaksinat antiCOVID-19 rrezikohen nga falsifikimi dhe vjedhja
Artikulli tjetërSpektakël natyror në Lagunën e Kune-Vainit, ku pelikanët kaçurrelë kanë mbërritur për të dimëruar