KROACI – 2 919 raste me COVID-19 në 24 orë

ZAGREB, 29 nëntor /ATSH-AA/ – Kroacia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 2 919 raste të reja të infektimit me koronavirus, ndërsa numri i rasteve aktive në vend ka arritur në 23 062.

Në mesin e pacientëve aktivë, 2 273 janë në spital, nga të cilët 260 në terapi intensive.

Gjithashtu njoftohet se 57 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 126 612 persona të infektuar me koronavirusin e ri, nga të cilët 1 712 kanë humbur jetën dhe 101 838 persona janë shëruar, përfshirë 3 373 në 24 orët e fundit.

Aktualisht, 50 603 persona janë në vetizolim.

Deri më sot, gjithsej 744 319 persona z janë testuar, nga të cilët 8 217 në 24 orët e fundit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.