Ballina Flash

FORMULA 1 – Nisje tronditëse e Grand Prix të Bahreinit

BAHREIN, 29 nëntor /ATSH-ANSA/ – Menjëherë pas fillimit të Grand Prix Bahreinit, makina e ekipit Haas, të pilotit francez,  Romain Grosjean u përplas me barrierën mbrojtëse, u nda më dysh dhe mori flakë.

Shoferi francez doli nga makina dhe u dërgua me ambulancë në qendrën mjekësore të qytetit.

Menjëherë flamuri i kuq me të gjitha makinat që ndalojnë, në pritje të nisjes së re.

Imazhet e para të garës janë mbresëlënëse.

Trupi i makinës dhe Halo, që mbron pilotin dhe e prezantuar kohët e fundit nga FIA ishin ndoshta elementet që lejuan Roman Grosjean të mbijetojë në aksidentin e tmerrshëm menjëherë pas fillimit të GP të Bahreinit.

Shoferi francez më pas arriti të dilte nga kabina me shpejtësi të madhe dhe u shpëtua menjëherë nga stafi i pistës./ /ec/ 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKROACI – 2 919 raste me COVID-19 në 24 orë
Artikulli tjetërXarra, sërish histori suksesi në Bujqësi/ Traktorë të rinj me fond rreth 500 mijë euro për fermerët falë mbështetjes së IPARD