Ballina Bota

GJERMANI – Caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme

BERLIN, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Gjermani do të zhvillohen më 26 shtator 2021, vendosi qeveria, ndërsa pritet tërheqja e kancelares Angela Merkel nga politika.

Zëdhënësja e qeverisë, Martina Fietz prezantoi datën, të cilën presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier duhet ta nënshkruajë.

Merkel ka premtuar se nuk do të të kandidojë më pas katër mandateve, duke e lënë të hapur drejtimin e ardhshëm të ekonomisë më të madhe të Europës.

Ministri i Brendshëm Horst Seehofer kishte propozuar 26 shtatorin si datë zgjedhjesh javën e kaluar, pas bisedimeve me 16 shtetet e vendit dhe me partitë e përfaqësuara në Bundestag.

Bundestagu gjerman zgjidhet çdo katër vjet.  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta me mjekët për COVID-19/ Zv.ministri Nikolli: 5-fishim i vaksinimeve për gripin dhe 4-fishim i testeve që nga qershori
Artikulli tjetër“Like Dekorata për me luftu Covidin paska mbledh Vasilin e Shehun që do iu bashkohet Sali Gërmadha”