“Like Dekorata për me luftu Covidin paska mbledh Vasilin e Shehun që do iu bashkohet Sali Gërmadha”

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali reagoi sot, pas komunikimit të Presidentit Ilir Meta me një panel mjekësh për situatën aktuale dhe masat antiCOVID.

“Like Dekorata për me luftu Covidin paska mbledh Tit Vasilin dhe Tritan Shehun të cilëve pas pak do iu bashkohet Sali Gërmadha për të ngritur grupin “Vaj Vatani” që do këndojë hitin “Mjer Mileti””, tha Spiropali.

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një komunikimin online me një panel mjekësh për situatën aktuale dhe masat anti-COVID, ku të ftuar ishin zv.ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolli, si dhe ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu dhe ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili./m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.