Me vaksinat antiCOVID-19 rikthimi në normalitet pas Pashkëve

LONDËR, 24 nëntor /ATSH-ANSA/ – Rezultatet e provave të kandidatëve të parë të vaksinave antiCOVID-19 kanë rritur shpresat për një rikthim në normalitet pas Pashkëve, sipas një vlerësimi optimist nga Matt Hancock, ministri i Shëndetësisë i qeverisë britanike të Boris Johnson, i dëgjuar sot në komisionin parlamentar në Dhomën e Komuneve pas njoftimit mbi të dhënat për efikasitetin e provave të para të vaksinës së Universitetit të Oxfordi-it në partneritet me gjigantin farmacutik AstraZeneca dhe bashkëpunëtorëve të tjerë Irbm de Pomezia.

“Shenjat na thonë se pas Pashkëve, parashikojmë të rifillojmë një jetë normale”, deklaroi Hancock, duke shtuar se disa indikacione që lidhen me pandeminë si higjena e duarve dhe distanca mund të mbeten në fuqi edhe më pas si qëndrim i përbashkët durimi, ndërkohë që kufizimet lidhur me kontaktet sociale më të ashpra dhe negative për marrëdhëniet familjare dhe për ekonominë shpresojmë të kapërcehen.

Ndërkohë, një takim i përkohshëm i komitetit të emergjencës Cobra midis qeverisë qendrore të Boris Johnson, ato lokale të Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut dhe
një përfaqësim i këshilltarëve shkencorë-mjekësorë për të përcaktuar kufijtë e një lehtësimi të pjesshëm të kufizimeve pas bllokimit të vlefshëm për të gjithë në Britaninë e Madhe në ditët e Krishtlindjeve./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.