Elon Musk… i dyti mes më të pasurve në botë

NJU JORK, 24 nëntor /ATSH-AFP/ – Elon Musk, kreu i trazuar i prodhuesit të automjeteve elektrike ”Tesla”, ka kaluar Bill Gates për t’u bërë njeriu i dytë më i pasur në botë, sipas klasifikimit të miliarderëve nga Bloomberg.

Pasuria e sipërmarrësit 49-vjeçar, i lindur në Afrikën e Jugut u rrit me 7,24 miliardë dollarë vetëm në një ditë, të hënën, duke u rritur në 128 miliardë dollarë.

Drejtuesi i ultramediave, i cili është gjithashtu bashkëthemelues i kompanisë hapësinore SpaceX, kishte kaluar tashmë në disa javë përpara Mark Zuckerberg, udhëheqësi i Facebook dhe Bernard Arnault, shefi i grupit luksoz LVMH.

Në podiumin e multi-miliarderëve, ai është vetëm pas Jeff Bezos, themeluesit të gjigandit të tregtisë elektronike Amazon, pasuria e të cilit vlerësohet në 182 miliardë dollarë.

Bill Gates përmbyll tre të parët me një pasuri të vlerësuar në 127,7 miliardë dollarë.

Ish-bashkëthemeluesi i Microsoft ka parë pasurinë e tij të shkrihet sepse ai i kushton një pjesë të mirë të saj Fondacionit Bill dhe Melinda Gates./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.