BRUKSEL, 12 nëntor /ATSH-ANSA/- Këto janë periudha të vështira për qytetarët tanë, për aktivitetet ekonomike të shteteve tona anëtare, për sistemet shëndetësore të Bashkimit tonë Europian, ku rritja e rasteve është jashtëzakonisht shqetësuese, pasi janë mbi 8 milionë raste konfirmuar vetëm në BE, deklaroi Komisionerja Europiane për Shëndetësinë, Stella Kyriakides në seancën plenare të Parlamenti Europian.
“Pranimet në spitale janë rritur, po ashtu edhe problemet shëndetësore të lidhura me pandeminë”, theksoi ajo.
”Jam e kënaqur që programi ‘EU4Health’ është forcuar dhe kjo i atribohet punës thelbësore të parlamentit”, shtoi ajo.
Komisionerja Europiane bëri thirrje për “një marrëveshje të shpejtë midis Parlamenti dhe Këshillit të BE-së në mënyrë që ”Eu4Health” të mund të kryejë potencialin e tij të plotë./ /os/





















