TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë një komunikimi me gazetarët në Kryeministri ka deklaruar se rritja e pagave me 40% është një mbështetje historike për mjekët dhe infermierët.
“Prej vitit 2013 janë rritur me 27% pagat e mjekëve dhe infermierëve dhe me buxhetin e ri 18 mijë personel shëndetësor do të përfitojnë 40% rritje page, rritja më e lartë historike dhe njëkohësisht një sfidë ku po përballen shumë vende për të mbajtur mjekët në vend”, tha Manastirliu.
/k.s/r.e/













