Ballina Bota

SHBA 2020 – Mundësi të pakta për një maxhorancë demokrate në Senat

UASHINGTON, 4 nëntor /ATSH-AFP/ – Senatorja republikane, Susan Collins u rizgjodh sot në shtetin amerikan të Maine, duke reduktuar akoma më shumë mundësitë e demokratëve për të rimarrë maxhorancën në Senat dhe duke paralajmëruar katër vite të vështira në Uashington nëse Kongresi mbetet i ndarë, kushdo të jetë fituesi në Shtëpinë e Bardhë.

Në zgjedhjet parlamentare, demokratët arritën të mbajnë shumicën e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në Senat, ata rrëmbyen dy vende nga republikanët, në Kolorado dhe Arizona.

Por, republikanët kanë ekuilibruar pak llogaritë duke mundur një senator demokrat në Alabama dhe duke mbajtur vendet e zgjedhura që dukeshin të kërcënuara shumë.

Kontrolli i Senatit ishte një nga çështjet kryesore në zgjedhjet e së martës, pasi asnjë ligj nuk mund të miratohet në SHBA pa votën e Dhomës së Lartë të Kongresit.

Republikanët aktualisht kontrollojnë Dhomën e Lartë me 53 nga 100 vende.

Demokratët duhet të marrin katër vende për të rimarrë shumicën e Senatit, ose tre nëse demokrati Joe Biden fiton zgjedhjet presidenciale pasi zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris atëherë mundet sipas Kushtetutës, të votojë për të ndarë një votë 50 me 50./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA 2020 – Biden fiton Miçiganin
Artikulli tjetërSHBA 2020 – Votat në shtetet e fituara nga Trump dhe Biden