Ballina Flash

PD: Priti Bashën në shtëpi, i refuzohet ndihma familjes Gjoni të prekur nga tërmeti në Laç

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ -Familja Gjoni nga Fush-Miloti, shtëpia e të cilit u dëmtua nga tërmeti, vazhdon të jetojë akoma në çadër. Edhe pas disa denoncimesh që ka bërë kryefamiljari Viktori në media dhe tek Partia Demokratike, ai akoma nuk ka gjetur zgjidhje nga shteti, njoftoi sot zyra për shtyp e PD.

Sipas zyrës për shtyp të PD, në takimin që pati më kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratikë, Belind Këlliçi, kryefamiljari bashkë me gruan e tij Donikën, tregojnë se si u është refuzuar ndihma tek Kryqi i Kuq vetëm pse ka dalë të shprehë revoltën ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama në media.

Viktori gjithashtu thotë se që kur ka qenë kryetari i opozitës tek shtëpia e tij, atij i është mbyllur dera e çdo institucioni publik dhe jopublik.

Donika Gjoni tregon se, “para pak ditësh, ika në Laç tek “Kryqi i Kuq” për të marrë ato lekë që më kanë thënë. Më thanë që burri yt ka folur për kryeministrin Edi Rama shumë ashpër. Thashë unë nuk e di, më vjen shumë keq po nuk e di”.

Ndërsa Viktor Gjoni tregon se, “pasi ka ardhur Lulzim Basha, më është mbyllur dera e çdo institucioni”. “Atje ku kam trokitur unë, te bashkia për shembull, te qendra administrative, përfundimisht edhe te Kryqi i Kuq. Se çfarë lidhje ka Kryqi i Kuq me qeverinë dhe Edi Ramën unë nuk e di, unë e di që është organizatë joqeveritare, bamirësie. Tani meqë i kontrolloka Edi Rama dhe shoqatat e bamirësisë pres nga Zoti, pres të madhin Zot”, u shpreh Gjoni. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak”Baby Shark” mbi shtatë miliardë klikime
Artikulli tjetërFOKUS – Liderët botërorë dënojnë sulmin terrorist në Vjenë