TOKIO, 31 tetor /ATSH-AA/ – Kompania japoneze e automjeteve ”Toyota” njoftoi se për herë të parë në nëntë muajt e fundit prodhimi i tyre në mbarë botën ka shënuar rritje dhe se në muajin shtator me një rritje prej 11,7% kanë arritur në 841,915.
“Toyota Motor” njoftoi shifrat e prodhimit dhe shitjes, përfshirë edhe për markat e saj ”Daihatsu” dhe ”Hino” për muajin shtator.
Sipas kësaj, shifrat e ”Toyota”-s kanë tejkaluar nivelin e vitit të kaluar. Marka për herë të parë që nga janari ka shënuar rritje ndërsa në muajin shtator me një rritje prej 11,7% kanë arritur në 841 915.
Në këtë rezultat ka ndikuar rritja e prodhimit në Kinë dhe Japoni.
Prodhimi global në ”Daihatsu” ka rënë me 10,1% duke arritur në 121,483 ndërsa ”Hino” me 37,2 për qind rënie në 10,459.
Ndërkohë shitjet globale të ”Toyota”-s shënuan rritje prej 1,9% në shtator në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 837,049.
Këtu kanë ndikuar shitjet në SHBA dhe Kinë.
Në periudhën e njëjtë ”Daihatsu” ka shënuar rënie prej 22,5% duke arritur në 65 512 shitje si dhe ”Hino” me rënie prej 22,5% duke arritur në 13,846./ /ec/






















