Facebook ka 2,74 miliardë miq

KALIFORNI, 31 tetor /ATSH-AA/ – Gjiganti Facebook mbyll tremujorin e tretë me të ardhura deri 22% në 21,47 miliardë dollarë mbi pritjet e analistëve.

Sipas të dhënave të lëshuara në raportin tremujor natën e kaluar në periudhën korrik-shtator, media sociale pa numrin e përdoruesve aktivë të përditshëm u rritet me 12% në 1,82 miliardë.

Përdoruesit aktivë mujorë gjithashtu u rritën me 12%, duke arritur në 2,74 miliardë.

Twitter, nga ana tjetër, përsëri sipas të dhënave tremujore të kompanisë të lëshuar mbrëmë, mbylli tremujorin e tretë me një fitim neto prej 28,7 milion dollarë, nga 36,5 milion në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Dhe numri i përdoruesve u rrit me një milion, në atë që është rritja më e vogël që nga fundi i vitit 2017, në një total prej 187 milionë, nën pritjet e analistëve.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.