Hakerat grabisin 2,3 milionë dollarë nga fushata e Trump

UASHINGTON, 31 tetor /ATSH-ANSA/ – Sulmi i hakerave ndaj Partisë Republikane në Wisconsin.

Hakerat kibernetikë arritën të vjedhin 2,3 milionë dollarë nga llogaria e përdorur për të financuar fushatën e rizgjedhjes për presidentin, në një nga shtetet kryesore për votimin e 3 nëntorit.

FBI po heton mbi episodin.

Hakerat ishin në gjendje të manipulonin faturat e pagesave për katër ofrues të shërbimeve për fushatën e Trump, në mënyrë që paratë e paguara të shkonin drejt në xhepat e ”piratëve”.

Dy ditë më parë faqja web e fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, u hakerua në atë që dukej të ishte një mashtrim i kriptovalutave.

Vizitorët në faqen e internetit u pritën me një mesazh që thoshte se faqja ishte sekuestruar dhe se hakerat kishin siguruar qasje në bisedat sekrete të Trump dhe familjes së tij.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.