Ballina Ekonomi

Fondi për indeksimin e pensioneve 2.4 miliardë lekë

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Në projektbuxhetin e shtetit për vitin 2021 fondi për indeksimin e pensioneve është parashikuar në nivelin prej 2.4 miliardë lekë.

Nga ky indeksim pritet të përfitojnë rreth 640 mijë pensionistë në të gjithë vendin.

Qeveria edhe për vitin 2020 indeksoi pensionet në masën 2.3% dhe u shpenzua fondi me vlerë 2.5 miliardë lekë. Nga rritja përfituan pensionistët e fshatit të cilët kanë punuar në ish kooperativat bujqësore, pensionet sociale, pensionet e indalidëve të luftës, pensionet e ushtarakëve. Nga indeksimi përfituan edhe pensionet suplementare të ish punonjsve të gardës, Shërbimit Informativ, policisë të burgjeve, mbrojtjes nga zjarri dhe të shërbimit të kontrollit të brendshëm.

Ndërkohë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka bërë të ditur pak ditë më parë se shpresat janë të plota që të gjenden hapësirat në buxhet për ta shpërndarë bonusin te pensionistët si çdo fundviti.

“Bonusi për pensionistët nuk është parashikuar në ndryshimet që i janë bërë buxhetit në muajin korrik. Por bonusi asnjë vit nuk ka qenë i parashikuar në buxhet. Janë gjetur hapësira buxhetore për ta shpërndarë dhe shpresat që ta kemi edhe këtë fundviti janë të plota”, deklaroi ministrja Denaj gjatë një interviste në media./a.gjonaj/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1422 testime, 114 të shëruar, 275 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërProjektbuxheti 2021/ 3.7 miliardë lekë investime për ujitjen dhe kullimin