COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1422 testime, 114 të shëruar, 275 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë informoi lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID-19 në Shqipëri. Kështu, janë kryer 1422 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 275 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV 2.

Sipas MSH-së, janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar në 11007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Në 24 orët e fundit janë identifikuar 163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamzë, Gjirokastër, Përmet, Përrenjas, Kuçovë.

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Sipas ministrisë, me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov 2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 61 vjeç nga Korça, 67 vjeç nga Pogradeci, 69 vjeç nga Lezha, 71 vjeç Vlorë, 73 vjeç nga Fieri dhe 74 vjeç nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

“Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID-19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik të specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID-19”, bën të ditur ministria.

COVID-19 – Statistika (29 tetor 2020)
Raste të reja ditore 275
Të shëruar në 24 orë 114
Të shtruar në spitale 291
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1422

Testime totale 122,426
Raste pozitive 20,315
Raste të shëruara 11,007
Raste aktive 8,809
Humbje jete 499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4468
Durrës 837
Fier 650
Korçë 544
Shkodër 522
Lezhë 396
Elbasan 378
Vlorë 352
Berat 256
Kukës 184
Gjirokastër 131
Dibër 91

/a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.