Ballina Bota

BRUKSEL – Ende përplasje PE-KE për buxhetin 2021-27

BRUKSEL, 29 tetor /ATSH-ANSA/ – Ende ekzistojnë përplasje midis Parlamentit Europian dhe Këshillit Europian mbi buxhetin e Bashkimit Europian për periudhën mes viteve 2021-27.

E gjitha kjo përplasje është për mënyrën se si duhet të llogariten kostot e borxhit të përbashkët që Bashkimi Europian do të lëshojë për të financuar Fondin e Rimëkëmbjes.

Sipas asaj që njofton delegacioni i negociatorëve në Dhomën e Deputetëve, Këshilli Europian hodhi poshtë propozimin e fundit të kompromisit të paraqitur gjatë raundit të negociatave, i zhvilluar dje në mbrëmje.

”Një pozicion dritëshkurtër dhe i papërgjegjshëm”, sipas një deklarate të lëshuar nga Parlamenti Europian./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbështetja për bletarinë me fonde publike/ 1 458 fermerë të financuar me një total prej 163 milionë lekë
Artikulli tjetërCOVID-19/ Koreja i dhuron Shqipërisë 277000 maska fytyre