COVID-19/ Koreja i dhuron Shqipërisë 277000 maska fytyre

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Koreja ka dhuruar 277000 maska fytyre (FFP2) në ndihmë të përballimit të pandemisë COVID-19, duke treguar solidaritetin e saj me Shqipërinë.

“Zv/ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albert Nikolla, mori pjesë në ceremoninë e dhurimit dhe shprehu mirënjohjen e tij për Korenë, duke e konsideruar se ndihma e dhënë shërben me të vërtetë, si një demonstrim i qartë i lidhjeve të miqësisë midis dy vendeve”, bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Donacioni u dorëzua nga Ryoo Byunggyoo, president i komunitetit korean në Shqipëri.

Korea dhe Shqipëria gëzojnë lidhje të ngushta bashkëpunimi dhe kjo u tregua edhe në këtë situatë të vështirë të shkaktuar nga pandemia globale COVID-19. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.