BERLIN, 25 tetor /ATSH-DPA/ – Një punonjës i një supermarketi, i cili gjeti një kartë krediti të humbur, me siguri u befasua kur pa se i përkiste ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Maas.
”Policia nxitoi t’ia kthente kartën ministrit”, sipas një letre falënderimi dërguar nga një punonjës i ministrisë shefit të policisë së Berlinit, i cili vlerësoi oficerët e përfshirë.
Ministri humbi kartën e tij në fund të korrikut. Ajo u gjet në një supermarket në Zehlendorf.
Maas shkroi në letër, ku thoshte se marrëdhëniet e tij me policinë ishin miqësore, të dobishme dhe të orientuara drejt rezultateve./ /ec/























