Ballina Bota

GJERMANI – Merkel: Landet të veprojnë së bashku në luftimin e pandemisë

BERLIN, 14 tetor /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel u kërkoi sot qeverive të 16 landeve të Gjermanisë të veprojnë së bashku për të frenuar pandeminë e COVID-19, pas një takimi sot me kryeministrat e tyre.

“A dëshirojmë të bëjmë një hap të guximshëm apo duam të takohemi javë për javë, si në pranverë”, iu drejtua ajo pjesëmarrësve në takim.

Përpara konferencës, zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert tregoi se negociatat midis qeverisë federale dhe landeve, që e drejtojnë politikën shëndetësore në mënyrë të pavarur, do të ishin problematike.

Qeveria federale po kërkon një qasje të përbashkët, ndërsa po afrohet dimri dhe numri i infektimeve dhe shtrimeve në spital po rritet në shumë rajone dhe qytete të mëdha.

Qeveria e Merkelit po bën presion për rregulla më të rrepta në përdorimin e maskave dhe mbylljen e sektorit të mikpritjes në zonat me numër të madh të rasteve të COVID-19./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërfundon infrastruktura nëntokësore në lagjen Lugina në Shijak/ Në nëntor nis ndërtimi i 30 pallateve për strehimin e 500 familjeve
Artikulli tjetërRikthehen kinematë në të gjithë vendin/ Shfuqizohet kufizimi