Ballina Bota

BRITANI E MADHE – Londra: Udhëtarët nga BE-ja do të hyjnë me pasaporta 

LONDËR, 8 tetor /ATSH-DPA/ – Qeveria britanike njoftoi sot se së shpejti do t’u kërkojë udhëtarëve nga Bashkimi Europian, që duan të hyjnë në vend, të paraqesin pasaportat e tyre.

Më parë, qytetarët e BE-së mund të përdornin karta identiteti për të hyrë në Britani, siç është rasti në pjesën tjetër të Bllokut me 27 anëtarë.

“Kartat e identitetit janë më pak të sigurta se pasaportat”, argumentoi qeveria.

Kërkesa do të hyjë në fuqi nga tetori 2021, sipas dokumentit të politikave të qeverisë britanike, “Modeli Operativ i Kufirit”, i botuar sot.

Rregullorja e re vlen, gjithashtu, për vizitorët nga Zvicra, Islanda, Norvegjia dhe Lihtenshtajni./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIntegrimi në BE/ Qeveria holandeze: Në nëntor vendoset për paketën e zgjerimit
Artikulli tjetërAsambleja e PS-së/ Veliaj: Programi ynë janë punët që kemi bërë, alternativa e tyre dhuna, urrejtja dhe përçarja