Ballina Flash

Anulohet miqësorja Armeni-Shqipëri

TIRANË, 5 tetor /ATSH/ Anulohet miqësorja Armeni-Shqipëri, që ishte programuar për t’u luajtur më datë 7 tetor në Jerevan. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se është marrë vendimi që ndeshja të mos luhet, për shkak të situatës së rënduar dhe trazirave që po ndodhin aktualisht në Armeni.

Ndërkaq, ekipi kombëtar shqiptar do të vazhdojë normalisht përgatitjet në Tiranë për dy ndeshjet zyrtare të tetorit në Nations League ndaj Kazakistanit (11 tetor) dhe Lituanisë (14 tetor).

Pritet që grupi të kompletohet sot e nesër dhe të vijojë i plotë seancat stërvitore në kuadër të dy sfidave të radhës në transfertë.

/gj.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMV – Masa të reja kundër COVID-19
Artikulli tjetërNdryshimet në Kodin Zgjedhor/ Gjylameti: Nëse zgjedhësit duhet të korrigjojnë ekipin, duhet të kenë një numër të caktuar votash