Ballina Bota

ZVICËR – IATA: Teste COVID-19 për të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë

GJENEVË, 22 shtator /ATSH-DPA/ – Të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë duhet të kenë mundësinë të bëjnë një test të shpejtë COVID-19 përpara fluturimeve të tyre, propozoi sot Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

“Në këtë mënyrë, pasagjerët nuk do të kenë më nevojë për karantinë pas mbërritjes”, tha Alexandre de Juniac, kreu i grupit të industrisë së aviacionit.

Shpresa është që ky hap të joshë udhëtarët e ardhshëm për të rezervuar sërish bileta.

IATA ka kërkuar mënyra për të shpëtuar linjat e saj ajrore, të cilat kanë parë një rënie katastrofike në biznes për shkak të pandemisë.

Ajo pret që testet, të cilat nuk kërkojnë personel mjekësor, të japin rezultate me saktësi 99 % brenda 15 minutash./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdryshimet në Kodin Zgjedhor/ Hajdari kundër letrës së PD-së dërguar OSBE/ODIHR-it
Artikulli tjetërMësimi në godinën e shkollës 9-vjeçare “Besnik Syla”/ Guga: Bashkëpunim me shërbimin shëndetësor