Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Hajdari kundër letrës së PD-së dërguar OSBE/ODIHR-it

TIRANË, 22 shtator /ATSH – I. Vata/ Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudina Hajdari deklaroi sot se është kundër firmosjes së letrës së PD-së dërguar OSBE/ODIHR-it.

Në një intervistë televizive, Hajdari tha se beteja ime është hapja e listave 100 % dhe respektimi i dëshirës së votuesve shqiptarë që në Kuvend të hyjnë ata kandidatë që kanë marrë më shumë vota dhe jo ata që janë përcaktuar nga partia.

“Unë nuk jam shprehur për kërkesën e PD për t’i kërkuar ndihmë OSBE/ODIHR-it dhe nuk është prioritet për mua. Për mua duhet të zgjidhet çështja e listave të hapura 100 %, pasi aktualisht partitë po mundohen të ruajnë status quo-në e partisë me lista të mbyllura dhe koalicione parazgjedhore. Nuk është i drejtë një propozim i tillë dhe një hile që i bëhet qytetarëve për t’i hedhur hi syve, për të shitur ‘sapunin për djathë’. Edhe pse japim votën parapëlqyese, prapë fituesin e zgjedh kryetari”, tha Hajdari. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.