Opozita e Bashkuar kërkon mbledhjen e Këshillit Politik nesër

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Opozita e Bashkuar kërkoi sot që nesër (e martë) të zhvillohet mbledhja e Këshillit Politik.

Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike dhe Petrit Vasili nga LSI, në një kërkesë të përbashkët, i propozojnë mazhorancës mbledhjen e Këshillit nesër në orën 12:00.

“Të nderuar kolegë, në vijim të mbledhjes së ditës së premte, 18.09.2020, kërkojmë mbledhjen e Këshillit Politik për nesër, e martë 22.09.2020, në orën 12:00”, thuhet në kërkesën e Opozitës së Bashkuar.

Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ftoi opozitën jashtëparlamentare që të vijë me draft alternativ, sa i takon listave dhe koalicioneve.  /k.s//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.