Ballina Bota

SHBA – Ndihmë prej 14 miliardë dollarësh për fermerët

NJU JORK, 18 shtator /ATSH-AFP/ – Ministria amerikane e Bujqësisë, duke zbuluar një premtim të presidentit, Donald Trump, njoftoi sot akordimin e një ndihme të re që mund të arrijë deri në 14 miliardë dollarë, destinuar për të ndihmuar fermerët e prekur nga pandemia.

Kjo mbështetje financiare ishte përmendur gjatë një fushate në shtetin e Wisconsin nga drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë.

Në qendër të elektoratit të tij, këta të fundit ishin prekur ndjeshëm nga lufta tregtare kino-amerikane, kur kriza shëndetësore ndikoi në funksionimin e sektorit.

Një plan i gjerë për të mbështetur bujqësinë prej 19 miliardë dollarësh ishte prezantuar tashmë në prill, me 16 miliardë pagesa të drejtpërdrejta për fermerët dhe 3 miliardë të destinuara për të blerë produkte qumështi, mish dhe fruta dhe perime nga prodhuesit. duke mos ditur më si të shesin mallrat e tyre.

“Presidenti Trump tregoi edhe një herë angazhimin e tij për të garantuar që fermerët dhe dhe blegtorët amerikanë të qëndrojnë në biznes për të prodhuar ushqim, karburant dhe fibra për të cilat Amerika ka nevojë të lulëzojë” shtoi ai./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCakaj në Shkup, takime me zv.kryeministrat Grubi dhe Dimitrov: Bashkëpunim politik për procesin e anëtarësimit në BE
Artikulli tjetërFRANCË – Garancitë mjedisore të nevojshme për marrëveshjen tregtare BE-MERCOSUR