TURQI – Guterres: Bota duhet të jetë e bashkuar kundër COVID-19

ANKARA, 17 shtator /ATSH-AA/ – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, në lidhje me luftën globale kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) theksoi se bota duhet të jetë e bashkuar dhe të fokusohet kundër armikut të përbashkët, COVID-19. 

Guterres foli në hapjen e Konferencës së 7-të të Ndërmjetësimit që po organizohet në Stamboll, nëpërmjet videokonferencës.

“Në këto momente gjithashtu jemi duke u përballur me pandeminë e polarizimit dhe ndarjes”, deklaroi ai duke përmendur aktivitet online gjatë pandemisë së COVID-19.

“Bota duhet të bëhet bashkë dhe të fokusohet kundër armikut të përbashkët, COVID-19. Kjo është arsyeja pse unë bëra thirrje për armëpushim global që do të na ndihmojë të fokusohemi në proceset politike dhe në mbështetjen tonë për paqen”, u shpreh Guterres në lidhje me luftën globale kundër koronavirusit.

Në konferencë, ku do të diskutohen sfidat me të cilat përballen njerëzit që punojnë në fushën e paqes që nga fillimi i pandemisë së COVID-19 do të diskutohet në detaje se si pandemia do të ndikojë në dinamikat e konfliktit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.