SHBA – Kërkesat javore të papunësisë për herë të parë nën 800 000

UASHINGTON, 17 shtator /ATSH-DPA/ – Kërkesat javore për sigurimin e papunësisë në SHBA arritën në 860 000 javën e kaluar, pak më poshtë numrave të javës së mëparshme, njoftoi sot Departamenti i Punës.

“Kërkesat javore të papunësisë në mars u rritën në gati 7 milionë dhe qëndruan mbi 1 milion deri në muajin e kaluar”, kujtoi institucioni.

Ndërkohë që ekziston shqetësimi se kulmimi i rasteve të COVID-19 mund të çojë në përmbysje të rihapjeve të pjesshme dhe të godasin sërish ekonominë.

Ndërkohë, Kongresi vazhdon të jetë i bllokuar për një paketë të re stimuluese në mes shenjave që tregojnë se disa aspekte të rimëkëmbjes po ngadalësohen./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.