Policia e Shtetit partnerja e dytë më e rëndësishme në operacionin e Europol e Eurojust/ Braçe: Arrestimet nuk mjaftojnë, duhet sekuestruar pasuria

 

PERSE HESHTNI?JU VJEN TURP SE KARTELI I KOKAINES CILESOHEJ “SHQIPFOLES”?ATEHERE KRENOHU ME POLICINE E SHTETIT SHQIPTAR!Ne operacionin e sotem te #Europol e #Eurojust, udhehequr nga Antimafia italiane,#PoliciaeShtetit ishte partneri i dyte me i rendesishem, ajo qe jo vetem arrestoi numrin me te larte te keqberesve pas Italise,por edhe ndihmoi ne individualizimin e keqberesve te tjere ne Rumani, Greqi, Spanje, Dubai etj.Pavaresisht sulmit te perditshem mbi Policine e Shtetit,besimi i partnereve ne lufte kunder krimit shqipfoles kudo, tek Policia e Shtetit, po rritet;Tani Shqiperia eshte pale e besueshme ne cdo operacion,madje me sukses edhe prej saj.Ne ane tjeter,deklarata mbi operacionin e kesaj jave e Europol dhe Antimafia-s,sjell ne vemendje dy aspekte qe duan reflektim te forte, pse jo nje thyerrje po te forte;I pari, deshmon se sa lart jane ngjitur grupet kriminale te shqipfolesve ne biznesin kriminal te kokaines;I dyti, deshmon per modernizimin e menyres se pastrimit te parave te ardhura nga trafiku i kokaines.Beteja duhet te modernizohet nga ketu, nga parate;Arrestimet nuk mjaftojne, duhet sekuestruar pasuria.Pasurimi e pasuria eshte qellimi, kane zgjedhur rrugen qe sjell para shume, rrugen kriminale;DUHET “VRARE” QELLIMI, PASURIMI I SHPEJTE E PERMES KRIMIT, MODELI TE CILIN E SHOHIM PLOT ADMIRIM KUR SHETIT NE BULEVARD ME FERRARI, BENTLEY, MERRCEDEZ AMG ETJ.Bashkojuni #POLICISESESHTETIT!Nuk eshte vend pune, eshte shume me teper se aq;Eshte mision per te miren, per nje jete ndryshe, bazuar tek puna e nderi, dinjiteti!Angazhimi juaj duhet te therrase, kjo beteje behet me rinine, kudo!Heshtja e politikes sot ndaj ketij operacioni, flet shume, eshte arsye plus per perfshirjen e rinise ne kete beteje!

Gepostet von Erion Braçe am Donnerstag, 17. September 2020

TIRANË, 17 shtator/ATSH/ Zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaroi sot se në operacionin e sotëm të Europol e Eurojust, udhëhequr nga Antimafia italiane, Policia e Shtetit ishte partneri i dytë më i rëndësishëm, ajo që jo vetëm arrestoi numrin më të lartë të keqbërësve pas Italisë, por edhe ndihmoi në individualizimin e keqbërësve të tjerë në Rumani, Greqi, Spanjë, Dubai etj.

Për këtë, zv.kryeministri tha se politika nuk duhet të heshtë dhe se të gjithë duhet të krenohemi me Policinë e Shtetit.

“Përse heshtni? Ju vjen turp se karteli i kokainës cilësohej “shqipfolës”? Atëherë krenohu me Policinë e Shtetit shqiptar”, theksoi Braçe.

Sipas tij, pavarësisht sulmit të përditshëm mbi Policinë e Shtetit, besimi i partnerëve në luftë kundër krimit shqipfolës kudo, tek Policia e Shtetit, po rritet.

“Tani Shqipëria është palë e besueshme në çdo operacion, madje me sukses edhe prej saj”, deklaroi Braçe.

Në anë tjetër, shtoi ai, deklarata mbi operacionin e kësaj jave e Europol dhe Antimafias, sjell në vëmendje dy aspekte që duan reflektim të fortë, pse jo një thyerje po të fortë.

“I pari dëshmon se sa lart janë ngjitur grupet kriminale të shqipfolësve në biznesin kriminal të kokainës. I dyti dëshmon për modernizimin e mënyrës së pastrimit të parave të ardhura nga trafiku i kokainës”, u shpreh ai më tej.

Beteja, tha Braçe, duhet të modernizohet nga këtu, nga paratë.

Sipas tij, arrestimet nuk mjaftojnë, duhet sekuestruar pasuria.

“Pasurimi e pasuria është qëllimi, kanë zgjedhur rrugën që sjell para shumë, rrugën kriminale. Duhet “vrarë“ qëllimi, pasurimi i shpejtë e përmes krimit, modeli të cilin e shohim plot admirim kur shëtit në bulevard me Ferrari, Bentley, Mercedez Amg, etj”.

Braçe u bëri thirrje të rinjve t’i bashkohen Policisë së Shtetit.

“Nuk është vend pune, është shumë më tepër se aq. Është mision për të mirën, për një jetë ndryshe, bazuar tek puna e nderi, dinjiteti. Angazhimi juaj duhet të thërrasë, kjo betejë bëhet me rininë kudo. Heshtja e politikës sot ndaj këtij operacioni, flet shumë, është arsye plus për përfshirjen e rinisë në këtë betejë”, vuri në dukje ai. /a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.