Ballina Flash

Pas shërimit nga COVID-19 Tom Hanks i rikthehet filmit për Elvis Presley

SIDNEJ, 11 shtator /ATSH-ANSA/ – Filmi i Baz Luhrmann për ikonën amerikane të muzikës, Elvis Presley do të rinisë xhirimet më 23 shtator në Australi, pas ndërprerjes së detyruar në muajin mars, kur një nga protagonistët, Tom Hanks dhe bashkëshortja Rita Wilson, u infektuan me Covid-19, deklaroi regjizori Luhrmann, i cili ka drejtuar filma të tillë si ”Moulin Rouge”, ”Australia” dhe ”The Great Gatsby”.

Në film, fituesi i dyfishtë i Oskarit Tom Hanks është koloneli Tom Parker, menaxheri i këngëtarit, i luajtur nga Austin Butler, ndërsa Olivia DeJonge (Dolls Stray) do të luajë rolin e Priscilla Presley.

Filmi i kompanisë ”Warner Bros” mbulon dinamikën midis Presley dhe Parker për një periudhë prej 20 vjetësh.

Hanks arriti në Australi me një avion privat, të martën në mbrëmje./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – Izraeli bllokim mbarëkombëtar 14-ditor për shkak të COVID-19
Artikulli tjetërKonvikti “Charles Telford Erikson” në proces Rindërtimi/ Mjedise shumëfunksionale për nxënësit në Golem