BOGOTA, 3 shtator /ATSH-DPA/ – Venezuela liroi dhjetëra njerëz të burgosur për arsye politike pasi fali edhe 110 kundërshtarë të qeverisë, njoftoi gazeta vendase ”El Nacional”.
Personat e falur ishin të burgosur në mërgim dhe disa prej të cilëve u ndalohej të merrnin pjesë në zgjedhje.
Opozita hodhi poshtë faljen duke e konsideruar një dredhi të presidentit Nicolas Maduro për të kundërshtuar kritikat ndaj zgjedhjeve parlamentare të 6 dhjetorit.
Qeveria tha se donte të inkurajonte pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje, për të cilat më shumë se 20 parti të opozitës ishin zotuar se do t’i bojkotonin.
”Qeveria ka liruar dhjetëra njerëz të falur të cilët ishin në burg, dhe mbeten ende 16 persona ende për t’u liruar”, theksoi ”El Nacional” duke cituar OJQ-në ”Foro Penal”./ /os/























