Spiropali: Mandati i tretë, një tjetër përpjekje kokëfortë për të përfunduar punët e nisura

TIRANË, 3 shtator /ATSH – I. Vata/ Koordinatorja e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka zhvilluar sot një takim me strukturat e PS-së në Njësinë Administrative Nr. 2 në kryeqytet për organizimin e mëtejshëm të strukturave për të garantuar fitoren e zgjedhjeve parlamentare 2021.

“Me Ervinin, Vasilikën, Florin dhe ekipin e Njësisë 2 në diskutim për organizimin të mëtejshëm të çdo strukture, frymën e ekipit, shërbimin ndaj qytetarëve, si garanci për fitoren në  2021”, tha ajo.

Po ashtu, Spiropali thekson se “një tjetër mandat është një tjetër përpjekje kokëfortë për të përfunduar punët e nisura, për të nisur punë të reja si dhe për ndjekur me hap të sigurt ëndrrën europiane për ta ngritur Shqipërinë në tjetër nivel”

“PS alternativa e vetme që ndalon kthimin pas në errësirën e padijes dhe shkatërrimit”, tha ajo.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.