Ballina Bota

GREQI – Dhjetëra të mitur refugjatë nisen drejt Gjermanisë

ATHINË, 3 shtator /ATSH-DPA/ – Një grup prej 118 të miturish refugjatë, që vuajnë nga një sërë sëmundjesh dhe anëtarët e familjeve të tyre u larguan sot nga Athina me destinacion Gjermaninë, njoftoi Ministria greke e Migracionit.

“Refugjatët ishin transferuar në Athinë gjatë javëve të fundit nga strehat e mbipopulluara në ishujt grekë”, sqaroi Ministria në një deklaratë.

“Deri më tani, Gjermania ka marrë gjithsej 412 fëmijë refugjatë, që vuajnë nga probleme shëndetësore, bashkë me të afërmit e tyre”, vazhdoi ajo.

Rreth 1 600 të mitur refugjatë do të transferohen nga Greqia në vendet e tjera anëtare të BE-së dhe në Zvicër./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakARKEOLOGJI – Zbulohen në Jeruzalem kapitele 2 700-vjeçare
Artikulli tjetërBM – Rifillojnë negociatat postBrexit Londër-SHBA