Rreth 50 centimetra të gjerë, dy blloqet e gurit gëlqeror, gdhendjet e të cilëve në formë spirale janë pothuajse të paprekura, u gjetën në kopshtin e një pallati i cili që prej asaj kohe ishte zhdukur tërësisht.
Ky zbulim u krye në nëntor 2019 nga arkeologu izraelit, Yaakov Billig gjatë punimeve në kuadër të ndërtimit të një zyre turizmi, disa kilometra në jug të Qytetit të Vjetër.
Këto kapitele i përkasin arkitekturës “protoeolike”, të ngjashme me atë të Greqisë antike dhe janë simboli i mbretërisë së Judës, themeluar në 940 para Krishtit dhe që u zhduk me kapjen e Jeruzalemit nga mbreti babilonas, Nebukadnetsari, 586 para Krishtit.
Monedhat me vlerë pesë shekel, që janë sot në qarkullim, përmbajnë motivin e një prej këtyre kapiteleve./ /ec/