Ballina Bota

BUDAPEST – Hungaria mbyll kufijtë për vizitorët e huaj

BUDAPEST, 28 gusht /ATSH-DPA/ – Hungaria do të rimbyllë kufijtë e saj për vizitorët e huaj nga 1 shtatori, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të COVID-19 jashtë vendit.

“Shumica e infeksioneve të regjistruara në Hungari po vijnë nga jashtë”, tha zëdhënësi i qeverisë, Gergely Gulyas.

Sipas autoriteteve, në vend do të lejohen të hyjnë vetëm shtetasit hungarezë ose shtetasit e vendeve të tjera, që kanë një arsye të vlefshme për të hyrë.

Banorët duhet të mbajnë maska në të gjitha vendet e mbyllura publike, përveç restoranteve dhe të zbatojnë rregullat e distancimit shoqëror.

Hungaria ka regjistruar 132 infeksione të reja në 24 orët e fundit, në një popullsi prej afërsisht 10 milionë banorë./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKROACI – Ekonomia e varur nga turizmi në rënie historike
Artikulli tjetërFillimi i vitit shkollor 2020-2021, Shahini jep detaje duke u përgjigjur pyetjeve me interes publik