Ballina Bota

IRAN- Teherani: Diskutime konstruktive me kreun e AIEA-së

TEHERAN, 25 gusht /ATSH-AFP/ – Irani dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (AIEA) kanë zhvilluar bisedime konstruktive, deklaroi drejtori i Organizatës iraniane për Energjinë Atomike, në kontekstin e tensioneve lidhur me përpjekjen amerikane për të rivendosur sanksionet e OKB-së. 

“Diskutimet e ditës së sotme kanë qenë konstruktive”, deklaroi Ali Akbar Salehi pas takimit me drejtorin e përgjithshëm të AIEA-së, Rafael Mariano Grossi, në vizitë në Iran.

“Ai ka vendosur që agjencia të vazhdojë punën në mënyrë profesionale dhe të pavarur dhe që Irani gjithashtu të reagojë në kuadër të angazhimeve të tij”, shtoi ai, i cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTesti i Maturës më 29 gusht/ Distancë mes bankave dhe nga 12 nxënës në klasë
Artikulli tjetërStandardi i ri global për shkëmbimin automatik të informacionit/ Tatimet, apel individëve pёr pёrcaktimin e rezidencës fiskale