Projekti i Ndërlidhjes së Qeverisjes në Jugun e Adriatikut
Projekti i Ndërlidhjes së Qeverisjes në Jugun e Adriatikut (SAGOV), i financuar nga #BE me një fond të përgjithshëm prej 557.5 milion EUR, synon të promovojë rrjetin ndërlidhjës mes #Shqipërisë, #Italisë dhe #MalittëZi, me fokus në infrastrukturën e transportit.Pirro Vengu, Drejtori i Përgjithshëm i Autoriteti Portual Durres, na tregon më shumë se si ky projekt ka ndihmuar Portin e Durrësit të përballojë #Covid19 përmes koordinimit me homologët e tij në Itali dhe Mal të Zi.Mësoni më shumë këtu: www.euprojects.al#EvropaËshtëKëtu—The South – Adriatic Connectivity Governance Project, funded by the #EU with a total fund of EUR 557.5 million, aims to promote the connectivity network between #Albania, #Italy and #Montenegro, with a focus on transport infrastructure.Pirro Vengu, CEO of Durres Port Authority, tells us more about how this project has helped the Port of Durres deal with #Covid19 through coordination with counterparts in Italy and Montenegro.Learn more here: www.euprojects.al#EuropeIsHereEuropean CommissionEU Neighbourhood & EnlargementEuropean External Action Service – EEAS
Gepostet von European Union in Albania am Montag, 24. August 2020
TIRANË, 24 gusht /ATSH/ -Projekti i Ndërlidhjes së Qeverisjes në Jugun e Adriatikut (SAGOV), i financuar nga BE me një fond të përgjithshëm prej 557.5 milionë euro, synon të promovojë rrjetin ndërlidhës mes Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi, me fokus në infrastrukturën e transportit.
Pirro Vengu, Drejtori i Përgjithshëm i Autoriteti Portual Durres, tregon më shumë se si ky projekt ka ndihmuar Portin e Durrësit të përballojë COVID-19 përmes koordinimit me homologët e tij në Itali dhe Mal të Zi.
I pyetur nëse është prekur volumi i punës prej COVID-19, sidomos shkëmbimet tregtare me Italinë e goditur fort nga COVID-19, Vengu u shpreh se, “sigurisht, edhe në portin e Durrësit është vënë re një impakt i konsiderueshëm i uljes së volumeve tregtare rajonale. Sektori që ka vuajtur më shumë nga kjo situatë është sektori i trageteve, ku kemi vënë re një ulje të volumeve të kampionave me 30% dhe kemi vënë re një ulje të volumit të pasagjerëve me 75%. Sigurisht kjo vjen për pasojë e kufizimeve nga njëra anë në tjetrën të Adriatikut”.
Por, shtoi ai, “në këtë panoramë të vështirë të muajit mars 2020 ka edhe lajme pozitive, siç janë volumet tregtare të kargove gjenerale në terminalin e portit të Durrësit, ku kemi një rritje të volumeve me rreth 3500 ton më shumë se në periudhën e vitit paraardhës”.
I pyetur sesi po koordinohet me kolegët në Itali dhe Malin e Zi dhe se çfarë masash janë marrë si pjesë e një përgjigjeje rajonale ndaj situatës, Vengu theksoi se, “në këtë situatë pandemie, kemi vënë re dhe jemi mahnitur shpesh nga solidariteti i treguar nga qendrat shëndetësore dhe nga bashkëpunimi shëndetësor ndërkufitar në Europë dhe në rajon. Ekziston dhe një solidaritet tjetër që është solidariteti midis porteve në Adriatik. Një solidaritet që është vënë në provë ditët e fundit përmes operacioneve të riatdhesimit në portin e Durrësit janë riatdhesuar qindra qytetarë italianë, të cilët banonin dhe jetonin në Shqipëri. Sikundër janë riatdhesuar gjithashtu edhe ekuipazhe nga vende të ndryshme të rajonit si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria”.
I pyetur se çfarë do t’i rekomandonte përdoruesve të infrastrukturës së porteve në Shqipëri dhe ku mund të konsultohen për të marrë më shumë informacion, Vengu tha se, “është e qartë tashmë për të gjithë se pasojat e kësaj pandemie do të vazhdojnë të ndihen gjatë gjithë vitit. Ndaj është e rëndësishme që të gjithë autoritetet portuale, në Mesdhe veçanërisht, të parashikojnë, të rezistojnë, të shprehin durim dhe të kenë skenare fleksible, qoftë për një eventualitet ku volumet tregtare mund të bien në mënyrë edhe më të rëndësishme se kaq. Qoftë edhe për një skenar më optimist me rikthimin në normalitet”.
Ai shtoi se, “në këtë periudhë është veçanërisht e rëndësishme që tranzicioni teknologjik, tranzicioni online që të gjitha portet europiane janë duke kryer dhe duke përfunduar, të vihet në funksion të lehtësimit të operatorëve portualë dhe përmirësimit të sigurisë portuale përmes dhënies së shërbimeve online dhe monitorimit me mjetet teknologjike të të gjithë sigurisë perimetrale të porteve”.
/gj.mima/j.p/























