Ballina Bota

GJERMANI – Seibert: Borxhi i përbashkët i BE-së qartësisht i kufizuar

BERLIN, 24 gusht /ATSH-DPA/ – Paketa e rimëkëmbjes e BE-së për të kundërshtuar efektet ekonomike të pandemisë është një masë e kufizuar, sipas mendimit të kancelares gjermane Angela Merkel, tha sot zëdhënësi i saj zyrtar, Steffen Seibert.

“Përgjigjja e dakorduar bashkërisht nga BE-ja ishte një masë e jashtëzakonshme për të adresuar situatën e jashtëzakonshme në të cilën gjendet BE”, shtoi Seibert.

“Fuqitë e lejuara Komisionit Europian për të huazuar në tregjet e kapitalit në emër të Bllokut në tërësi ishin qartësisht të kufizuara, përsa i përket kohëzgjatjes dhe qëllimit dhe kanë për qëllim vetëm trajtimin e krizës aktuale”, theksoi ai.

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bllokut ranë dakord një muaj më parë për një program krize prej 750 miliardë eurosh, me 390 miliardë euro të shpërndara si grante të drejtpërdrejta dhe 360 ​​miliardë euro si kredi që duhen shlyer./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKyrian Nwabueze fiton Këpucën e Artë për sezonin 2019-2020
Artikulli tjetër“Vëllazëri në momentet më të vështira”/ Tur solidariteti i çiklistësve italianë me mjekët dhe infermierët shqiptarë