BANGKOK – Ministri i Jashtëm gjobitet për… një cigare në parlament!

BANGKOK, 10 gusht /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm malajzian, Hishammuddin Hussein tha se kishte paguar një gjobë, pasi ishte kapur duke pirë duhan gjatë një seance parlamentare, javën e kaluar.

“Një gabim është një gabim dhe unë e kisha pranuar atë dhe kërkova falje”, tha Hishamuddin.

Pirja e duhanit ndalohet brenda Dewan Rakyat-it ose Asamblesë Popullore, emri zyrtar për parlamentin e Malajzisë.

Shkelësit duhet të paguajnë një gjobë prej 60 dollarësh dhe me burgim deri në dy vjet për ata që nuk paguajnë.

“Unë i kërkoj falje Dewan dhe premtoj se nuk do ta bëj më”, tha ministri./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.